Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka shtruar iftar për miq dhe bashkëpunëtor nga klubi “Demokracia Konservatore”.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se shtetndërtimi i Kosovës duhet të vazhdojë mbi parimin e bashkëjetesës ndërfetare.
“Kosova me mburrje promovon vlera dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare. Uroj që rruga jonë e shtetndërtimit të vazhdojë të bazohet mbi këto parime”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
Sot kisha kënaqësinë që për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të bëjmë iftar së bashku me miq dhe bashkëpunëtorë nga klubi “Demokracia Konservatore”.
Në frymën e solidaritetit, shprehjes së dashamirësisë, humanizmit dhe harmonisë, virtyte që përçon ky muaj i shenjtë, kishim kënaqësinë që në të njëjtën kohë të zhvillojmë një diskutim përmbajtësor për perspektivat tona të përbashkëta…
Kosova me mburrje promovon vlera dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare. Uroj që rruga jonë e shtetndërtimit të vazhdojë të bazohet mbi këto parime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.