×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj: LDK dikur kishte vizion për shtet, tani vetëm për pushtet dhe interesa personale

    Reporteri
    30 Shtator 2019 | 20:42

    I nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sonte në tubimin e koalicionit AAK-PSD me qytetarët e Vushtrrisë.


    Ai ka biseduar me ta edhe për LDK-në aktuale dhe atë të dikurshme, të presidentit Ibrahim Rugova.

    “Nga LDK i dëgjojmë shpesh duke thënë që e çkapim shtetin. LDK është një parti institucionaliste, unë në kohën e presidentit Rugova kam bashkëqeverisë me ta. Mirëpo, e shoh që LDK ka ra në ato ujërat e interesave të pushtetit”, ka thënë Haradinaj.

    “Nuk e shoh më atë vizionin për shtet, një vizion që ka dominuar dikur te një pjesë e elitës, e intelektualëve, e akademikëve të LDK-së. Tani kemi të bëjmë me interesa direkt për pushtet dhe që i thjeshtësojnë krejtësisht qëndrimet e tyre politike me këtë lojën e pushtetit”, ka shtuar Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!