Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot qytetarët në Deçan.
Ai ka folur edhe për akuzat se “ka veteranë të rrejshëm në Deçan”.
Haradinaj ka reaguar ashpër për këto akuza.
“Marre i koftë kujtdo që ka fyer se ka veteranë të rrejshëm në Deçan. Ku kanë qenë ata që po thonë veteranë të rrejshëm, a kanë qenë këtu në 1998-1999 me e pa qysh ka qenë ky vend. Ky vend është djegur në maj të vitit 1998, nuk ka pas njeri të gjallë këtej me ra. Kur ka ardhë Holbrook me shku në Junik, e ka gjete të shkrumuar. Po krejt, i madh e i vogël, kush ka qenë i pushkës është detyruar të rrijë me familjet e veta. Ky është Deçani”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i AAk-së ka folur edhe për dialogun me Serbinë.
“Mos të harrojmë diçka, me Serbinë jemi nda me luftë. Kurrkush nuk e di më mirë se ne qysh mundemi me u marr vesh me Serbinë. Serbia, sa të beson që ne i japim diçka, nuk ka me u marr vesh me ne. Veç kur e din që s’merr kurrgjë prej neve, veç atëherë ka me u marr vesh me ne”, ka thënë Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.