Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Haradinaj u prit nga Myftiu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.
Gjatë kësaj vizite kryeministri Haradinaj ka shprehur urimin e tij për qytetarët e besimit myslimanë.
“E kam nderin që edhe në emër të Qeverisë së Kosovës që të uroj Mytfiun Tërnava, të gjithë kolegët e Bashkësisë Islame dhe besimtarët mysliman të Kosovës, festën e Fitër Bajramit. Kemi pas rastin që gjatë muajit të Ramazanit me qenë bashkë me përjetua një ndjenjë tjetër të solidaritetit dhe respektit të ndërsjellët. Detyra e institucioneve tona është që të mundësoi lirin e besimit, që ta zbatojnë besimin në bazë të bindjeve të tyre”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri në fund përcolli urimet më të mira për të gjithë qytetarët e Kosovës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.