×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj: Për ekonominë tonë ka shpresë

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 13:09

    Kandidati për president të Kosovë Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Komunën e Rahovecit ka vizituar kompanitë “Fetoshi”, “Osa Termosistem”, “Haxhimurati”, “Bodrumi Vjeter” dhe “Cenbaza”.


    “Fetoshi”, “Osa Termosistem”, “Haxhimurati”, “Bodrumi Vjetër” dhe “Cenbaza”, janë vetëm një pjesë e mozaikut të prodhuesve të Rahovecit, të cilët na bëjnë krenarë të gjithë ne. Deri në 80% të prodhimeve të tyre, eksportohen jashtë vendit, tregues ky i cilësisë së lartë që ka prodhimi vendor’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Ai më tej tha se dora e shtetit do të ndjehet tek të gjithë prodhuesit dhe ndërmarrësit që u goditën nga kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë.

    ‘Dora e shtetit, do të jetë ndjehet tek të gjithë prodhuesit e ndërmarrësit, që u goditën nga kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë. Programi i Aleancës, ka paraparë deri në hollësi përkrahjen për ta, ndërprerjen e rënies dhe stimulimin e rritjes ekonomike në vend’, tha tutje Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!