Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër Ramush Haradinaj, i cili po mbanë tubim me strukturat e dy subjekteve në Mitrovicë premtoi për herë të parë se nëse e fiton edhe një mandat qeverisës do ta krijojë Ligjin për Mitrovicën.
Ai e bëri këtë njoftim pasi mori shembull komunën e Prishtinës dhe atë të Obiliqit të cilat posedojnë ligjet e veçanta të komunës, prandaj u zotua para mitrovicasve:
“Po ua them për herë të parë sot, e kom rujt për juve, do ta krijojmë edhe ligjin për Mitrovicën”.
“Me këtë ligj do të garantonim jo vetëm zhvillimin e Trepçës po edhe të komunës përmes Trepçës”, tha Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.