×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj: Të zhdukurit e luftës, plaga më e madhe e Kosovës tash e dy dekada

    Reporteri
    30 Gusht 2019 | 10:25

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se të zhdukurit e luftës janë plaga më e madhe, tash e dy dekada.


    Sipas tij, është obligim shtetëror që të punohet përditë, pa u ndalur, derisa të zbardhet fati i tyre.

    “Të zhdukurit e luftës janë plaga jonë më e madhe, që na përcjellë secilën ditë, tash e dy dekada. Sot, në nderim të tyre mora pjesë në ecjen solidarizuese dhe bëra homazhe te Obelisku i të pagjeturve të luftës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Është obligim i yni shtetëror që të punojmë përditë, pa u ndalur, që ta zbardhim fatin e tyre. Kosova nuk harron”, tha Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!