Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj thotë se mund të merrej vesh për pesë minuta me liderët politikë në vend për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Sa më përket mua muj’, tha Haradinaj.
“Unë i qes katër tema kyçe, nëse në ato jam dakord për të tjerat janë të zgjidhshme”, tha ai në televizionin publik të Kosovës.
“Përballja me Serbinë pa kompromis, njohja reciproke, pa kompromise në territor në rregullim të brendshëm e të tjera”, theksoi ai.
“Është anëtarësimi i Kosovës në NATO, në kohë optimale e nëse jo referendum për bashkim në union”, tha Haradinaj.
“Marrëdhënia bilaterale e besueshme me Amerikën pa alternativë si dhe integrimi në BE”, shpjegoi Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.