Partitë opozitare në Prizren kohëve të fundit e kanë kritikuar jo pak kryetarin Mytaher Haskuka për keqqeverisje.
Opozita i ka drejtuar gishtin pushtetit aktual të VV-së në Prizren, se po qeverisë edhe me drejtor që kanë aktakuza të ngritura.
Kryetari Mytaher Haskuka ka thënë se janë dy drejtor që ndaj tyre është ngritur aktakuzë.
“Janë insinuatë, të gjitha procedurat që bëhen në komunë respektohet ligji për prokurim publik,. Në asnjë rast deri tani nuk është ndonjë drejtor i dënuar gjatë qeverisjes time. Kallëzime penale shumë, aktakuza dy raste, në Drejtorinë e Arsimit, është banal aktakuza e ngritur për (mos) deklarimin e pasurisë, edhe pse e ka dërguar deklarimin e pasurisë me kohë vitin e kaluar, nuk e di qysh kanë pasur probleme me i marrë. Qëllimi ka qenë të vendoset titulli “Aktakuzë ndaj drejtoreshës së Mytaher Haskukës”, ka thënë Haskuka në REPORTERI n’Komuna.
I pyetur për zgjedhjen e drejtorëve, ai ka thënë se disa i ka zgedhur personalisht, kurse disa të tjerë i janë sugjeruar.
“Disa drejtorë i kam zgjedhur vet, disa i kam marrë me sygjerime. Unë nuk mund t’i njoh të gjithë ata që janë më të mirë, kur je në parti, duhesh me pas një lloj kompromisi dhe një lloj debati”, ka deklaruar ai.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.