Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, që është edhe kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i patën ndërprerë komunikimet me Qeverinë e Kosovës, në kohën kur ajo udhëhiqej nga Lideri i LVV-së, Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.
Në atë kohë Hoti që mbante postin e zëvendëskryeministrit, ka thënë se atij në javët e fundit të qeverisjes VV-LDK, atij i është komunikuar ndërprerja e komunikimit me SHBA-në.
“Nuk mund t’i detyroja zyrtarët amerikanë të takojnë zyrtarët e Vetëvendosjes. Unë i kam kërkuar ish-kryeministrit që të shkojmë si delegacion dhe të komunikojnë por ai i kishte teoritë e veta konspirative. Kërkesë e imja ka qenë që ne të koordinojmë vendimmarrjen tonë me zyrtarët amerikan dhe ka qenë insistimi i tij me teori të ndryshme. Ne ja kemi bërë të qartë ose të bashkëpunojmë me ta që të mos vijmë në situatën që qeveria e Kosovës të ketë mungesë komunikimi me SHBA ose dalim nga koalicioni. Po, madje edhe mua më është komunikuar. Në javët e fundit të qeverisjes”, tha ai në Politico të Kanal 10.
Ai ka thënë se është i bindur që LDK do të fitojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Kemi arritur ta mobilizojmë elektoratinë tonë tardicional dhe jemi të bindur se ne do t’i fitojmë këto zgjedhje”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.