Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, gjatë një takimi me qytetarë të Fushë Kosovës, ka thënë të hënën se për herë të parë ai ka krijuar në Kryeministri, Zyrën për Luginën e Preshevës e cila në mënyrë institucionale do të kujdeset për banorët e kësaj ane.
“ I kanë pritur nëpër zyra dhe ju kanë dhënë fjalë të mëdha. Asgjë konkrete nuk është bërë për banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës. Për herë të parë unë kam krijuar në Kryeministri Zyrën për Luginën e Preshevës, e cila nga shtatori i vitit të kaluar do të ketë linjë të veçantë buxhetore për blerjen e librave për nxënësit e Luginës, për financimin e aktiviteteve kulturore dhe nevoja tjera”, tha Hoti.
Kryeministri premtoi se do të bëhet edhe rregullimi i statusit dhe dokumentacioni i shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.