×
  • Lajme
  • -->
    Pa kategori

    Hoxha nga Peja: Ata myslimanë që besojnë në ekzistencën e djallit, besojnë në dy perëndi

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 9:07

    Hoxha nga Peja, Drilon Gashi për momentin i suspenduar nga Bashkësia Islame e Kosovës, ditëve të fundit bëri bujë me disa deklarata, ku ndër të tjera tha se djalli nuk ekziston.


    I kritikuar shumë për këtë qëndrim, Gashi ka vendosur t’u përgjigjet edhe një herë kritikëve duke argumentuar se nëse një person beson në ekzistencën e  djallit,  ai realisht beson në dualizëm dhe dy perëndi, shkruan Reporteri.net.

    Gashi ka thënë se ata myslimanë që besojnë në ekzistencën e Zoti, realisht besojnë në dy perëndi, Zoti i parë Allahu dhe tjetri [Shejtani], që sipas tyre është armiku i Allahut.

    “Shumë myslimanë edhe pse pretendojnë që ka një Zot që sundon gjithësinë, në momentin që këmbëngulin në ekzistencën e djallit, ata realisht besojnë në dualizëm dhe dy perëndi, Zoti i parë Allahu dhe tjetri [Shejtani], që sipas tyre është armiku i Allahut!!!
    Pavarësisht përpjekjeve të tyre, duke përdorur shkencën moderne, kiminë, gjetjet më të reja në fizikë dhe logjikën e shëndoshë, ata nuk po mund të ma vërtetojnë mua ekzistencën e kësaj perëndisë tjetër.”, ka shkruar Gashi.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1028566994171964&set=a.152374131791259&type=3

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!