U.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj është takuar sot me kreun e LVV-së, Albin Kurtin e u.d të presidentit, Vjosa Osmanit.
Hoxhaj pas takimit ka folur për media, derisa ka bërë të ditur se ka pasur disa pyetje për Kurtin.
“Ne kemi kërkuar qartësi për qasjen e tyre në raport me politikën e jashtme meqë presidenti i jashtëm i vendit ka rol në përfaqësimin e Republikës tonë. Ne kemi kërkuar këtu një qartësi të plotë, sjellja jonë në raport me krijimin e institucioneve të reja para se ta merr vendimin PDK-ja, para se ta marrim vendimin në organet e PDK-së varet prej 10 qëndrimeve që I kemi ngritë në takim”, ka thënë ai, citon Express.
Hoxhaj ka thënë se në këtë takim e ka pyetur Kurtin se a distancohet nga dhuna e gazilotësjellës në ditën kur Hashim Thaçi ishte emëruar presidenti i Kosovës.
“Së pari meqë jemi në hollin e këtij Kuvendi, sa herë ka pas zgjedhje të Qeverisë apo të presidentit, institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është ushtruar dhunë ndaj tyre, në seancë duke hedhë gaz. Së fundi kur e kemi zgjedh presidentin është goditë edhe ndërtesa e Kuvendit, ne e kemi pyetur z. Kurtin a distancohet nga një dhunë e tillë politike”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.