Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka sfiduar kësaj radhe Albin Kurtin e Vetëvendosjes për leximin e filozofit Kant.
“I ik debatit sepse s’ka program. Ai mendon se emri i tij është program. Jo cka mendojmë për ekonomi, shëndetësi. S’ka program, vizion, ka qenë në anën e gabuar të historisë, pretendon se lexon herë pas herë libra filozofik. Unë jam i gatshëm të përballem me të edhe për Kantin që ai e ka lexu në serbisht e unë në gjermanisht’’, ka thënë Hoxhaj në Rubikon të Klan Kosovës.
‘’E ftoj Kurtin që ta ndërtojmë një vend evropian, kur kandidatët për kryeministra flasin për tema të rëndësishme. Unë jam rival vetëm me z.Kurtin në këto zgjedhje’’, shton ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.