Sheshi “Skenderbeu” dhe “Zahir Pajaziti” janë tejet të vizituara gjatë këtyre ditëve.
Bashkë me festat e fundvitit edhe Prishtina mori hijeshinë e saj, e mbuluar me dekorime dhe duke i sjellë më shumë harmoni vendit në përgjithësi.
Pikërisht tani kur sheshet janë tejet të vizituara nga shumë qytetarë të Prishtinës, por edhe më larg dikush nuk po ndalon të kryejë punën e vetë.
Inspektorët komunal bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë bërë sonte largimin e shitësve ambulantë në këtë pjesë, raporton Indeksonline.
Shumë prej tyre bëjnë shitjen e lodrave të ndryshme, si balona me dritë por që tashmë ata janë larguar nga sheshet.
Duhet përkujtuar që aksione të tilla inspektorët kanë ndërmarrë disa herë, por që shitësit ambulantë përsëri janë rikthyer nëpër sheshet e Prishtinës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.