Inspektori i ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr Rexha që u arrestua dje nga Policia e Kosovës që siç raportoi Reporteri.net, u zu në flagrancë duke i marrë 12 mijë euro nga pronari i një kompanie ndërtimit, është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i pikës në Rimanishtë të Prishtinës.
Gazeta Metro ka siguruar një dokumentacion ku shihet se Gafurr Rexha është kryetar i kësaj pike, i cili u kap në flagrancë nga policia duke marrë ryshfet plotë 12 mijë euro.
Për arrestimin e tij e para ka raportuar Gazeta Online “Reporteri.net”.
Gafurr Rexha i cili është anëtar i Vetëvendosje, ishte arrestuar edhe një vit më parë për të njëjtën vepër bashkë me dy kolegë të tij Q.O dhe Gj.G., nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Ai është zënë në flagrancë me 12 mijë euro në çantë të cilat ia kishte kërkuar Naim Berishës, pronar i kompanisë së ndërtimit “Berisha Group.
Mësohet se fillimisht viktima Naim Berisha kishte ankuar në polici se ndonëse posedonte leje ndërtimi për një objekt në lagjen e Spitalit në Prishtinë, atij i ishte ndaluar puna nga inspektori i cili po kërkonte ryshfet prej 12 mijë eurosh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.