Albin Kurti me ekipin e tij ishte në emisionin e Jeta në Kosovë përballë Jeta Xharrës për të shpalosur programin e tij qeverisës.
Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër u zu ngushtë nga moderatorja në lidhje me rastet korruptive të Agim Bahtiri në Mitrovicë dhe të Mytaher Haskuka në Prizren.
Ajo ia përmendi konkretisht futjen në punë jashtëligjshëm dhe mbajtjen në punë jashtëligjshëm që Bahtiri iu bën disa personave të afërm, shkruan Periskopi.
Po ashtu, Xharra ia përmendi mos-shkarkimin e një drejtori në Prizren që është i dënuar me kusht për korrupsion.
Kurti deklaroi që për këto çështje do të ishte mirë të pyetej Haskuka, pa ditur se si të përgjigjej në pyetje. Por, Xharra insistoi duke i thënë që “jeni ngulmues në luftën kundër korrupsionit, dhe se Haskuka është pjesë e partisë suaj”.
Pa ditur se si të përgjigjet, ai thjesht deklaroi se “nuk e dinte se kush kujt i rrinte afër”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.