×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Juventusi tentoi transferimin e Neymarit, ofroi 100 milionë euro si dhe yllin e skuadrës

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 16:09

    Neymar ishte njëri nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar të verës, por që braziliani në fund mbeti pjesë e PSG-së edhe për edicionin e ri

    Dëshira e brazilianit ishte që të rikthehej te Barça, por për të kishte edhe oferta tjera nga klubet të ndryshme, shkruan Reporteri.net

    Juventusi kishte ofruar 100 milionë euro dhe Paolo Dybalan, por parisienët kishin refuzuar ofertën e kampionit të Serie A.

    Ndryshe, Dybala ishte afër largimit nga Juventusi këtë verë, pasi për të ishin të interesuar edhe Manchester United dhe Tottenham, por që në fund argjentinasi mbeti në Torino./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!