×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kajtazi: Nuk e kuptoj bashkëpunimin e Ahmetit me një njeri si Isa Mustafa që e ka quajtur të korruptuar

    Reporteri
    28 Gusht 2019 | 22:03

    Gazetari Vehbi Kajtazi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se nuk e kupton kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin që mund të bashkëpunojë me një njeri siç është Isa Mustafa të cilin e ka quajtur njeri të korruptuar.


    Këtë pyetje Kajtazi ia ka bërë kryetarit të PSD i cili tha se nuk e përjashton një koalicion të mundshëm me LDK pas zgjedhjeve.

    Ahmeti pas marrjes së mandatit si kryetar i Prishtinës Shpend Ahmeti ka dorëzuar në prokurori afër 90 dosje për qeverisjen e Mustafës gjatë kohës sa udhëhiqte Prishtinën.

    Sipas kryetarit të PSD Qeveria e ardhshme duhet të jetë e një spektri të gjerë politik ku edhe PSD do të ishte pjesë e kësaj Qeverie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!