Tashmë 10 ditë kanë kaluar nga data kur do të duhej të fillonte procesi mësimor.
Por kjo nuk ndodhi pasi mësimdhnësit janë në grevë dhe kërkojnë rritje page për 100 euro.
Kundër kësaj greve kanë qenë prindërit, të cilët thonë se në këtë mes më së shumti dëmtohen fëmijët.
Këshilli i Prindërve të Prishtinës sot ka mbajtur një mbledhje, të cilët kanë thënë se janë kundër idesë që prindërit të organizojnë vetë mësimin.
Ata më tej kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuar për mosfillimin e procesit mësimor.
“Lusim palët e përfshira, që të arrijnë urgjentisht një marrëveshje, e cila do të mundësonte fillimin e procesit mësimor sa më parë;
Deklaratat e personave, që nuk janë pjesë e Këshillit të prindërve nuk mund të paraqesin qëndrimin e këshillit, që d.m.th., se ne nuk përkrahim idenë/thirrjen, “se prindërit duhet të futen në shkolla dhe të mbajnë procesin mësimor”
Informojmë të gjithë akterët e përfshirë , se nëse procesi mësimor nuk do të fillojë së shpejti, këshilli i prindërve të Komunës së Prishtinës do të shpreh pakënaqësitë e tij në forma të tjera, në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësit që i takojnë”, janë disa nga konkluzionet e këtij këshilli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.