×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kështu u prit Ramush Haradinaj në Rahovec

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 20:25

    Po vazhdon fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme që mbahen me 14 shkurt. Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj, sot ka mbajtur tubim edhe në Rahovec.


    Haradinaj në Rahovec u prit në mënyrë madhështore nga përkrahës të Aleancës.

    Ai i garantoi rahovecianët se zhvillimin e përgjithshëm dhe mirëqenia e qytetarëve, do të jetë detyrë e tij.

    “Sigurimi i ekuilibrit të pushteteve, mbështetja e qeverisë në reforma të rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm dhe mirëqenien e qytetarëve, do të jetë detyrë e imja që do e kryej me përgjegjësi e përkushtim të plotë, si President i ardhshëm i Kosovës. #ForcaeKosovës”, ka shkruar Haradinaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!