×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Këta janë dy ministrat shqiptarë në Qeverinë e Abazoviqit

    Reporteri
    28 Prill 2022 | 20:41

    Abazoviq është zgjedhur si kryeministri i Malit të Zi. Në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, më 28 prill në Cetinje, u votua Qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviq, me çka përfundoi mandati teknik tremujor i Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, të cilit iu votua mosbesimi më 4 shkurt.

    Përfaqësuesit e shqiptarëve, ndërkaq, kanë marrë dy poste ministrore.

    Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave është zgjedhur kreu i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, ndërsa ministër i Administratës Publike është Marash Dukaj nga Alternativa Shqiptare.

    Për këta dy u dha edhe biografi e shkurtër.

    Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Xheka, i lindur në Tivar më 1975, i diplomuar për ekonomi, ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi.

    Ministër i Administratës Publike,  Maras Dukaj, i lindur më 1985 në Tuz, Master i Psikologjisë Shkollore, gazetar dhe profesor shumëvjeçar, drejtor shumëvjeçar i drejtorisë në Ministrinë e Arsimit, ish-menaxher i Komunës së Tuzit.

    Qeveria do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!