×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Këto janë komunat ku do të ketë tubime sot PDK-ja

    Reporteri
    27 Shtator 2019 | 8:19

    Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur agjendën që kanë për sot, në kuadër të ditës së tretë të fushatës zgjedhore.


    Përmes një njoftimi drejtuar mediave, është bërë e ditur se agjenda e kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veseli, fillon nga ora 14:00.

    Tubimi i parë do të bëhet me qytetarët e Komunës së Shtërpcës.

    Pastaj nga ora 15:30, me qytetarët e Hanit të Elezit.

    Pas Hanit të Elezit, PDK do të mbajë tubim në Komunën e Kaçanikut prej orës 16:30.

    Prej orës 18:00, ndërkaq do të ketë tubim me qytetarët e Ferizajt, derisa në orën 19:30 tubim në Shtime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!