×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Këtu mund ta shikoni se në cilën qendër votimi keni të drejtë të votoni

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 16:26
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë të qasshme qytetarëve të gjejnë vendvotimin e tyre në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen këtë të diele.


    KQZ-ja ka njoftuar se nëpërmjet këtij linku qytetarët mund ta gjejnë vendvotimin. Një gjë e tillë bëhet vetëm përmes numrit të letërnjoftimit.

    “Për të gjetur qendrën tuaj të votimit, ju lutem shkruani më poshtë numrin tuaj personal dhe klikoni butonin KËRKO pasi të keni konfirmuar mekanizmin e sigurisë reCaptcha sipas udhëzimeve”, thuhet në udhëzimin e KQZ-së.

    Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt e heshtja zgjedhore fillon nga sot në ora 0:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!