×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kievit po i rikthehet normalitetit, Klitschko: Po rihapen kafenetë, dyqanet dhe parukeritë

    Reporteri
    27 Mars 2022 | 18:49

    Duket se në kryeqytetin ukrainas, Kiev jeta do të kthehet në normalitet.

    Kryetari i qytetit, Vitali Klitschko njoftoi se mbrojtja e Kievit po vazhdon dhe infrastruktura më e rëndësishme e qytetit është në funksion.

    Madje, sipas ish-kampionit të boksit për peshat e rënda, dyqanet, kafenetë dhe parukieret po rihapen.

    Ai shton se individët privatë po vazhdojnë gradualisht të punojnë në Kiev.

    “Në veçanti, dyqanet ushqimore, kafenetë, parukierët, stacionet e shërbimit po rihapen”, shkroi Klitschko në Instagram.

    Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!