×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Koalicioni 100% Kosovë sot mban tubime në dy bastionet e saj, Junik e Deçan

    Reporteri
    27 Shtator 2019 | 9:24

    Ditën e tretë të fushatës zgjedhore, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate do ta vazhdojë në Junik dhe Deçan, qytete që vlerësohen si bastione të AAK-së së Haradinajt.


    Sipas një njoftimi të AAK-së, tubimi në Junik do të mbahet në një restaurant, dhe do të nis nga ora 16:00.

    Ndërkaq, në Deçan do të organizohet një tubim i madh nga ora 18:00, para sheshit qendror të komunës.

    AAK dhe PSD kanë mbajtur dy tubime deri tani.

    Fushatën e kanë hapur në Suharekë, ndërkaq mbrëmë tubimin e dytë e kanë mbajtur në kryeqytet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!