×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Komisioni që kryesohet nga Fitore Pacolli e VV-së kundër vendimit të Kurtit për homologimin

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 19:30

    Një grup i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarë të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Infrastrukturë kanë një mendim tjetër nga kryeministri Albin Kurti sa i përketë heqjes së homologimit. Në lidhje me nisjen për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për automjete, deputetët e VV në këtë Komision, të cilën e drejton deputetja Fitore Pacolli, janë për heqjen e plotë të homologimit.


    Ndërkaq, Qeveria e Kosovës nëpërmjet një vendimi qeveritar synon që me të ndryshimit të ligjit të hiqet homologimi vetëm për veturat e reja e jo edhe për ato të përdorur.

    Në vendimin numër 02/14 të bërë publik në mbledhjen e qeverisë të datës 28 maj 2021, Kurti kërkoi që nisma ose projektligji i inicuar nga grupi i deputetëve të partisë së tij, të ndryshojë vetëm një nen të ligjit bazik, pra atij ekzistuesit (05/L-132) dhe atë duke përjashtuar nga homologimi vetëm automjetet e reja që hyjnë në Kosovë, madje vetëm ato që kanë certifikatë të konfirmitetit (CoC).

    Me këtë dokument të zyrtarizuar si vendim qeveritar, kryeministri e bënë të qartë se duhet të bëhet homologimi i veturave të përdorura, që hyjnë në Kosovë.

    Deputetët e tij ndërkaq, me nismën dhe insistimin e tyre për ta kaluar atë në Kuvend, po dalin kundër tij, duke lobuar me të madhe që kjo të mos lejohet.

    Deputetët e VV-së në Komision, që udhëhiqet nga Fitore Pacolli, në mbledhjen e së premtes së javës së kaluar të këtij komisioni, tentuan të miratojnë nismën e tyre e cila del kundër vendimit zyrtar të Qeverisë.

    Por, Pacolli dhe deputetët e tjerë nuk ia arritën qëllimit pas në mungesë korumi nuk arritën të votojnë këtë nismë.

    Në këtë komision, krahas Pacollit anëtarë nga radhët e VV-së janë edhe deputetët Salih Zyba, Ekrem Mustafa, Arbreshë Kryeziu-Hyseni dhe Milaim Salijaj.

    Ndërkaq, kryeministri Kurti, duke u thir në ekspertizë ligjore, vlerësoi se projektligji “nuk transpozon ndonjë akt të së drejtës së BE-së, bazuar në opinionin Ligjor të Përputhshmërisë me Acquis të BE-së, për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete 05/L-132”.

    Arsyeshmërinë e këtij vendimi të kryeministri e argumentojnë edhe statistikat shqetësuese qe janë raportuar në Ministri e Qeveri, sipas të cilave, çdo e katërta veturë e përdorur që hynë në Kosovë, është jomeritore për të dal në trafik, të paktën për një arsye.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!