Shefi i AKI-së, Petrit Ajeti e ka konfirmuar takimin me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, por i njëjti ka thënë se takimi nuk ka pasur të bëjë me atë çfarë është raportuar në media.
Këtë e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, njëherit nënkryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, pas raportimit të shefit të AKI-së, Petrit Ajeti në këtë komision, raporton për Gazetën Online Reporteri.net gazetari Venhar Isufi.
“Shefi i AKI-së, Petrit Ajeti e ka konfirmuar takimin me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, e ka konfirmuar se e ka takuar kryetarin, nuk ka të bëjë me atë çfarë është raportuar në media, qëllimi ka qenë ruajtja e kredibilitetit të vendit”, ka thënë Musliu sot.
Kujtojmë se ditë më parë në media u raportua, se shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, për ta informuar këtë të fundit për gjyqtarët e Kushtetueses se kinse janë përfshirë në krim dhe po shantazhohen nga jashtë me qëllim që të merret një vendim për ta rrëzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi u raportuat të ketë ndodhur në ditën e fundit të marsit 2023.
Aty, sipas raportimeve që ishin bërë, shefi i inteligjencës i kishte dorëzuar kryegjyqtares kushtetuese një memo me elemente të dyshuara shantazhuese për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Këto pretendime ishin mohuar nga kreu i AKI-së. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.