×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kosova e nënshkruan sot aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian

    Reporteri
    14 Dhjetor 2022 | 7:20

    Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit të Presidencës, ceremonia do të mbahet nga ora 11:00, në Kabinetin e Presidentes.

    Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani Sadriu, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti.

    Pas ceremonisë së nënshkrimit tre krerët e Shtetit do të kenë deklaratë për media.

    Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka bërë të ditur se këtë javë do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ka thënë se BE është vend i paqes, barazisë e prosperitetit, andaj edhe Republika e Kosovës natyrshëm e ka vendin në këtë bashkësi si vend paqedashës e demokratik.

    “Para një jave në Samitin e Tiranës me deklaratën e përbashkët BE bëri thirrje për proces të përshpejtuar të anëtarësimit. Andaj aplikimi ynë në BE i përgjigjet premtimit që BE ka dhënë për anëtarësim rajonit nga Samiti i Selanikut të vitit 2003, por edhe përgjigjes të atij para një javë në Shqipëri. BE është vend i paqes barazisë e prosperitetit, andaj edhe Republika e Kosovës natyrshëm e ka vendin në këtë bashkësi si vend paqedashës e demokratik”, tha Kurti gjatë ditës së djeshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!