Disa qytetarë i kanë vënë në shitje votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Shpalljet janë publikuar në platformën tregtare online, “MerrJep”.
Në janar dhe shkurt, 4 qytetarë, 3 nga Peja dhe një nga Skënderaj kanë ofruar vota për t’i shitur. Njëri prej tyre ka njoftuar se mund t’i shes 15 vota, me një çmim që do të caktohej sipas marrëveshjes.
“Shes 15 vota sipas marreveshjes kontakto ne snapchat”, ka shkruar njëri.
Një tjetër, e ka bërë publik numrin e telefonit, ndërsa çmimin e ka lënë të përcaktohet në bazë të marrëveshjes.
“Shes voten sipas marreveshjes me kontaktoni ne numrin…”, ka shkruar ai.
Një tjetër ia ka vënë çmimin prej 1 euro votës së tij.
Dikusht tjetër po ashtu ka hedhur në shitje shumë vota. Ai ka thënë se mund t’i ofrojë vota sado që i duhen atij që mund t’i blejë.
“Shes vota me marrveshje sa tduhen ti boj hiq gajle mos ki”, ka shkruar ai.
Për çdo zgjedhje, ndërkombëtarët u kërkojnë qytetarëve të mos e shesin votën e tyre. Organizatat ndërkombëtare që kanë vëzhguar zgjedhjet në Kosovë, më herët kishin vërejtur se kishte pasur edhe shitje të votave, duke e përfshirë këtë fakt në raportet e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.