Disa kosovarë janë rrahur mes vete gjatë udhëtimit të tyre me autobus drejtë Gjermanisë.
Përleshja fizike ka ndodhur saktësisht në stacionin e autobusëve në Ausburg, kurse sipas Indeksonline, mosmarrëveshjet kishte filluar që në momentin kur autobusi kishte mbërritur në Hungari.
Si pasojë e përleshjes fizike ka edhe persona të lënduar, ndërsa në të ishin përdorur edhe mjete të forta, një prej tyre edhe thikë.
Policia gjermane tashmë ka arrestuar disa persona, kurse udhëtarët ishin nisur nga Prishtina drejt Shtutgartit të Gjermanisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.