×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kosovari që u largua nga Kievi: Mora vesh që dy fëmijët e mi kishin mbetë në rrugë dhe janë në rrezik, menjëherë u ngrita

    Reporteri
    28 Shkurt 2022 | 11:09

    Bashkim Buxhovi, vëllai i historianit dhe një nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi, ka arritur të largohet nga Kievi.

    Ai ka thënë se nuk ka dashur të largohet nga kryeqyteti ukrainas për arsye shëndetësore, por thotë se këtë e bëri pasi e ka kuptuar se dy fëmijët e tij kanë mbetur në rrugë dhe janë në rrezik.

    “Nuk dojsha me u largu për shkaqe shëndetësore, por kur mora vesh që dy fëmijët e mi paskan mbet në mes të rrugës dhe se janë në rrezik, menjëherë u ngrita dhe bashkë me të shoqen time u lëshova në katë aventurë të cilën nuk ia kisha dëshiru askujt në këtë botë”, shkruan ai ndër të tjera.

    Postimi i tij i plotë:

    Miq të nderuem! Ju përshëndes me nji foto origjinale e jo fotomontazh nga Kievi të cilen e kisha titullue: “EDHE ENGJUJT BASHK ME NE”.

    Tek tash mbas nji maratoni aq të mundimshëm përjekjesh për me ikë bombardimeve dhe njikohësisht tue iu bashkangjitë kolonave të mija e mija ukrainasish të cilët kan braktisë vandbanimet e tyne për me gjetë shpëtim përmes gjithfar mjetesh transporti ashtu që të mbërrijnë ma në fund deri në pjesën perëndimore të Ukraines.

    Nuk dojsha me u largue për shkaqe shëndetsore, por kur mora vesh që dy fëmijët e mij paskan mbetë në mes të rruges dhe se jan në rrezik, menjiher u ngrita dhe bashk me të shoqen time u lëshova në kët avanturë të cilen nuk ia kisha dëshirue askujtë në kët botë. Ikje nga lufta, haosi dhe panika që mbretnon në at mes, qenka nji përjetim apo rrugëtim i përjetuem drejt botes së Aides (ferrit të nertokes).

    Me këtë ndjenjë edhe un mes tyne u malltretova shpirtnisht dhe u këputa fizikisht, por ma në fund arrijtem deri në vendin kufitar Uzhgorod, dhe tash po pres ndonji lajm të mirë nga udhëtimi i gjatë i fëmijëve të mij që të bashkohen këtu me ne, e mandej të mendojmë se si me e kalue kufinin e bllokuem me dhetra kilometra nga banorët e Ukraines.

    Pak si fshirë por do të përpiqemi mandej gjith së bashku me e vazhdue maratonin e mundimeve për shpëtim e mbijetesë. Kërkoj falje që për dy dit rresht kam qenë pa internet dhe nuk kisha mundësi me u lajmërue. Ju përshëndes dhe fati qoft me ne.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!