×
  • Lajme
  • Pa kategori

    KQZ akrediton edhe 9 mijë vëzhgues për zgjedhjet e 6 tetorit

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 15:41

    Në mbledhjen e ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi edhe 9 mijë e 50 vëzhgues të tjerë.


    Sipas të dhënave të KQZ-së numri i vëzhguesve të akredituar deri më tani është 12 mijë e 872.Pjesa më e madhe e vëzhguesve të akredituar deri më tani, rreth 10 mijë përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa pjesa tjetër është nga OJQ-të vendore (2,722), Organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave (47) dhe media (129).

    Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja ishte rreth 30 mijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!