×
  • Lajme
  • Pa kategori

    KQZ do të publikojë vetëm rezultatet e kandidatëve të certifikuar

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 19:45

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do publikojë dhe njeh rezultate vetëm për kandidatët e certifikuar, të cilët votohen më 14 shkurt nga qytetarët.


    Kështu ka bërë të ditur vet zëdhënësi i këtij Komisioni, Valmir Elezi dha detaje rreth procedurave të tilla të votimit dhe numërimit të votave, njofton Klan Kosova.

    ”KQZ ka qartësuar tashmë çështjen sa i përket mënyrë së votimit. Një votues në ditën e zgjedhjeve, do të ketë një fletëvotim”.

    ”Votuesit duhet të zgjedhin vetëm njërin prej 28 subjekteve politike. Votuesit i takon të zgjedh më së shumti pesë kandidatë të atij subjekti politik që e dëshiron pjesë së legjislaturës së ardhshme”.

    ”Nëse një qytetar bën shenjë, një numër të një kandidati i cili nuk është i certifikuar, atëherë vota ndaj tij nuk llogaritet”.

    ”Në formularët e rezultatit të kandidatëve, regjistrohen votat për kandidatët që janë të certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

    Çka nëse vëzhguesit e subjekteve politike, vendosin t’i njohin ato vota që janë dhënë për kandidatin që nuk është i certifikuar nga KQZ?

    ”Komisionerët i kanë të qarta detyrat dhe përgjegjësitë ligjore që kanë. Formulari i rezultateve që është miratuar nga ana e KQZ-së, ka hapësirën për të regjistruar, për të paraqitur të dhënat për kandidatët që janë paraqitur nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për secilin prej subjekteve politike që është në garë”.

    A mundet vëzhguesit prej subjekteve politike, të llogarisin votat e kandidatëve që nuk janë pjesë e formularëve të certifikuar nga KQZ?

    ”Vëzhguesit janë prezentë në vendvotim, ata janë të lirë të marrin shënime të cilat atyre iu interesojnë”.

    ”KQZ publikon rezultate për kandidatët të cilët i ka certifikuar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!