×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Krusha e Madhe ndez flakadanët: Krimet vjetërsohen, por nuk falen

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 22:19

    Edhe pse në kohë pandemie, konform udhëzimeve të IKSHPK-së, bashkë me anëtarët e këshillit të fshatit dhe me kryetarin e komunës Smajl Latifi me bashkëpunëtor, në mënyrë simbolike u shënua dita e të zhdukurve duke ndezur flakadanë në nderim të familjarëve të tyre.


    Me këtë rast kryetari i Krushës së Madhe, Selami Hoti, ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend dhe faktorët politik të Kosovës të bëhen bashkë për të zgjidhur siç pohon këtë çështje humane dhe politike, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Me rastin e 21 vjetorit të zhdukjes pa gjurmë të familjarëve tanë edhe një herë në emër të të gjitha familjeve Krushjane i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bëj trysni ndaj institucioneve të serbis për të qenë bashkëpunuese në këtë proces, te hap arkivat e ish ushtris jugosllave per te ofruar informata mbi fatin dhe vendëndodhjen e familjarëve tanë të zhdukur, është dëshmuar se vetëm presioni si në vitin 1999 e gjunjëzon atë.

    Njëkohësisht, kërkojmë që drejtësia të vihet në vend dhe faktorët politik të Kosovës të bëhen bashkë për të zgjidhur këtë qështje humane dhe politike.
    Falënderojmë kontributin e të gjitha qeverive vendore e ndërkombëtare në zfjidhjen e kësaj qështje, me theks të veqantë falënderrojmë edhe KNKK-në për kontributin e dhënë për dy dekada në zbardhjen e fatit të të zhdukurve por edhe jemi të indinjuar kur ndëgjojmë lloj lloj deklarimesh të pa matura dhe fyese nga njerëz të cilët qështjen tonë e kanë të fundit në agjendat e tyre. Në vazhdimësi do të kërkojmë që qështja e të zhdukurve dhe të kidnapuarve të jetë në krye të agjendës në bisedime mes Kosoves dhe serbis.

    E drejta për të ditur ështe e garantuar me ligje ndërkombëtare. Krimet vjetërsohen por nuk falen!

    Krushës së Madhe i mungojnë edhe 64 familjarë ndërsa gjithë Kosovës mbi 1641!

    Përgjithmonë në zemrat tona!

    https://www.facebook.com/selami.hoti.98/posts/2720265768100716

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!