Kreu i VV-së, Albin Kurti përmes një videoje të publikuar në Facebook ka bërë thirrje për dalje masive në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kurti ka thënë se gjatë vitit 1991 Kosova kishte referendumin për pavarësi, dhe tani siç ka thënë ai, 30 vjet më vonë jemi përballë një referendumi të dytë.
Kreu i VV-së ka thënë se dy dekada të keq-qeverisjes me dështime e me korrupsion, pa punë e pa drejtësi, duhet të marrin fund me 14 shkurt dhe vendit ti kthehet progresi.
“Në vitin 1991 ne kishim referendumin për pavarësi. Atëherë dolëm Krejt dhe vendosëm Drejt duke votuar masivisht për pavarësinë e vendit sepse e dinim vlerën e secilës votë.
30 vjet më vonë jemi përballë një referendumi të dytë për të vendosur për të ardhmen tonë.
Dy dekada të keq-qeverisjes me dështime e me korrupsion, pa punë e pa drejtësi, duhet të marrin fund me 14 shkurt që ta kthejmë zhvillimin e ta bëjmë progresin.
Prandaj duhet të dalim të gjithë, dhe secili, për ta bërë ndryshimin e madh.
#KrejtDheDrejt për numrin 127, Lëvizja VETËVENDOSJE!2, thotë ndër të tjera ai./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.