×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti: Izraeli dhe Palestina, ta njohin së bashku pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 21:22

    Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga Izraeli dhe Palestina, që së bashku të dyja shtetet ta njohin pavarësinë e Kosovës.


    Kurti ka thënë se “popujt në të dyja vendet, në Izrael dhe në Palestinë, sipas sondazheve, preferojnë zgjidhjen me dy shtete”.

    “Vij nga Kosova e cila është çliruar para 20 vjetëve kurse ka shpallur pavarësinë para 11 vjetëve. Ne kemi kaluar nëpër diskriminim, shtypje e shfrytëzim të gjatë e të egër. Deri më tash Republikën e Kosovës e kanë njohur mbi 110 shtete. Izraeli dhe Palestina janë të bashkuara në mosnjohjen e Kosovës. Le të ngelen të bashkuara, por duke e njohur të dyja Kosovën e pavarur”, thuhet në postimin e Kurtit në Facebook, ku ka bërë publik fjalimin e tij.

    Albin Kurti, po merr pjesë në Internacionalen Socialiste që po mbahet në Ramallah dhe Tel Aviv.

    As Izraeli e as Palestina, ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008./Reporteri.net./.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!