×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti e shijon kafen e mëngjesit në Podujevë, por nuk e thotë asnjë fjalë për videon ku Bulliqi shihet duke rrahur një qytetar

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 9:05

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur ditën e enjte në Podujevë.


    I shoqëruar nga i pari i kësaj komune, Shpëjtim Bulliqi, Kurti ka shijuar kafen e mëngjesit në Llap.

    Por Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për videon që u publikua dje në media ku shihet se si Bulliqi e kap për fyti një qytetar.

    Kurti pasi piu kafen e mëngjesit në Llap ku ishte i shoqëruar edhe nga gruaja e tij, para se të hypte në veturë për tu kthyer në Prishtinë, ju bëri thirrje që të dalin të votojnë ditën e diele, shkruan Reporteri.net.

    Në Llap nuk ishte prezente Vjosa Osmani e cila e shoqëron Kurtin në çdo tubim të fushatës elektorale. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!