×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti: Ne po vijmë e ish-pushtetarët po shkojnë – ne jemi bashkë për të mirë, ata për të vjedhur

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 13:18

    Kandidati i VV-së për kreun e Qeverisë, Albin Kurti dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani po mbajnë tubim në Prishtinë në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Kandidatja e Vetëvendosjes për presidente, Vjosa Osmani, në mbyllje të fushatës në Prishtinë, ka thënë se më 14 shkurt do të shkojnë në pensionim politik ata që thonë se qytetari nuk vendos, shkruan Reporteri.net.

    “Më 14 shkurt do të ju japim pensionimin politik atyre që thonë se populli nuk vendos. Qeveria  2 po e pret Kosovën, ndryshimi i madh po e pret Kosovën. Vullneti juaj nuk do të shkelet kurrë”, ka thënë Osmani.

    Ndërkaq, kandidati për kryeministër, Albin Kurti është shprehur se ndryshimi nuk ka qenë kurrë më afër.

    “Ndryshimi që kemi kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër. E majta e re dhe e djathta e re që bashkohen kundër korrupsionit, prapambetjes, kapjes së shtetit. Garancia që sjell ky bashkim është se ne do të realizojmë programin tonë krejt dhe drejt.  Nuk jemi në sallë me karriga jo vetëm për shkak të pandemisë sot nuk mund të mendojmë ulur, sot mendojmë vetëm në këmbë, prandaj është ngritur populli në këmbë që ish pushtetarët të ikin bashkë. Sepse ata janë bashkë për të vjedhur. Ne po vijmë, ata po ikin. Nuk jemi armiq për vëllezër e motra dhe kur zgjedhjet të përfundojnë unë do të jem kryeministër për të gjithë. Ndonëse jemi në ditën e fundit, ndryshimi ende nuk është materializuar. Kjo mbështetje duhet të përkthehet në fitore plebishitare. Për ta bërë ndryshimin duhet ta fitojmë shumicën parlamentare”, u shpreh ndër të tjera Kurti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!