Kreu i VV-së, Albin Kurti gjatë një tubimi elektoral të mbajtur dje në Lipjan ka përmendur një thënie të një protestuesi nga Mitrovica i cili kërkonte përgjegjësi për punësimet që ishin bërë në menaxhmentin e Trepçës.
Në shkurt të vitit të kaluar, Sefedin Beqiri nga fshati Bajgorë i Mitrovicës kishte një mesazh për atë kohë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa teksa shprehte pakënaqësitë rreth konkursit, shkruan Reporteri.net.
“Shyqyr Allahut e kemi Albinin, 12 kat ka me bo Burgun e Dubravës. Nuk ka më me dajë e nipa e me halla, na kanë lodhë”, kishte thënë ai.
Të njëjtën shprehje e ka përsëritur mbrëmë edhe kreu i VV-së, Albin Kurti gjatë tubimit në Lipjan.
“Si ky tubim sonte këtu duhet të jetë edhe votimi, me gëzim dhe me zemër. Njani e pat një shprehje ma të mirë se qikjo “hajnat në burg. A e din çka tha: “Dubrava 12 kat”, Mos e harroni nuk ka numër më të rëndësishëm drejt 14 shkurtit sesa numri 127. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.