Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një tubimi elektoral në Shtime ka thënë se ai dhe Vjosa Osmani nuk do të pasurohen kur të vijnë në pushtet.
“Edhe Osmani edhe unë do të mbesim klasë e mesme. Kush i do paret del në biznes dhe e provon fatin e vet”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej tha se qeveria e tij do t’i zmbraps kriminelët.
“Çdo kriminel do të zmbrapset para drejtësisë së shtetit dhe forcës së ligjit”, tha Kurti.
Ai në këtë tubim premtoi edhe ndihmë për ndërmarrësit dhe për fermerët.
Kurti ishte i shoqëruar nga gruaja e tij në këtë tubim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.