Një i ri nga Maroku dyshohet se ka humbur në Kosovë, kështu ka njoftuar një qytetare në grupin “Network Prishtina”, teksa e ka bashkëngjitur fotografinë e tij, në mënyrë që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij t’i ndajë ato me grupin.
Në grup njoftohet se ai është i sëmurë me diabet.
“Grup i dashur, nje mike nga Sarajeva kishte postu 1 foto per 1 person nga Moroko, me te cilin kishin humbur kontaktet dhe dyshojne se gjindet ne Kosove….
Me deshiren per te ndihmuar sa do pak, me lejen e saj po ua bashkangjes foton , dhe nese dikush e ka pare rastesisht, ju lutemi per ndonje informat…
Faleminderit paraprakisht”, është njoftimi i saj i shoqëruar edhe me fotot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.