Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në këto momente është duke mbajtur tubimin elektoral në Ferizaj.
Aty ka mbajtur fjalim edhe kandidati për deputet nga kjo komunë, Labinot Tahiri. Tahiri tha se kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj është i pari që e bëri Ferizajn me ministër pas 19 vitesh, shkruan Reporteri.net.
“Këtu në Ferizaj ka qenë bastion i shumë partive politike. Kur isha i ri apo më thirrnin me këndu këngë gjatë fushatave të kaluara, i dëgjoja duke thanë: Ferizajit i premtojmë ministër, Ferizajit i premtojmë ambasador”. Kjo asnjëherë nuk u realizua. Dhe çka ndodhi? Pa premtuar fare unë, se nuk kam qenë një person që duhet me premtu gjatë fushatës në zgjedhjet e kaluara. Por, ja që ndodhi. Të gjithë e vunë në dyshim gatishmërinë time dhe përkushtimin tim që të ketë ministër ose ambasador në të ardhmen nga Ferizaj dhe kush e bëri atë. Kryeministri në deytrë Ramush Hradinaj. Pa të nuk do të kishte Ferizaj ministër pas 19 vitesh. Haradinaj tha se Ferizaj e meriton të ketë ministër dhe do ta ketë”, u shpreh ndër të tjera Labinot Tahiri. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.