×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Latifi për zgjedhjet në LDK: Në fund Isa Mustafa na befason me Avdullah Hotin si ”kandidat konsensual” për kryetar

    Reporteri
    10 Mars 2021 | 21:01

    Profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, ka komentuar kandidatët që synojnë ta marrin drejtimin e LDK-së në zgjedhjet e 14 marsit.


    Latifi përmes një postimi në Facebook ka ironizuar duke thënë se përveç katër kandidatëve të cilët kanë shpallur zyrtarisht kandidaturën, Isa Mustafa në fund mund të befasojë duke e shpallur edhe Avdullah Hotin kandidat për kryetar.

    “Katër kandidatë për kryetarin e ri të LDK- së deri me tash. Priten edhe të tjerë. Në fund na befason Isa Mustafa me “kandidatin konsensual, z.Avdullah Hoti”, në emër të “ruajtjes së unitetit të partisë”, ka shkruar Latifi.

    Zgjedhjet për kryetar të LDK-së mbahen këtë të diele. Deri më tani zyrtarisht e kanë shpallur kandidaturën: Anton Çuni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!