×
  • Lajme
  • Pa kategori

    LDK thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 8:30

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media.


    Kandidatja për deputete nga LDK, Doruntinë Maloku, ka thënë presin nga Policia e Kosovës angazhim për të siguruar mbarvajtjen e këtij procesi.

    “LDK garon në këto zgjedhje me listën e kandidatëve me 110 deputet. LDK në këto zgjedhje ka të angazhuar një numër të madh të komisionerëve dhe ëvzhguesve, respektivisht 2843 komisionerë,5870 vëzhuges. Ne presim angazhimin e Policisë së Kosovës për të siguruar mbarvajtjen e këtij procesi dhe gatishmërinë e zyrës së prokurorit të shtetit për ndërmarrjen e hapave të nevojshëm nëse evidentohen parregullësi”, ka thënë ajo.

    Maloku ka theksuar se LDK iu bën thirrje të gjithë qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

    “LDK është e bindur se qytetarët sot masivikisht do ta ushtrojnë obligimin e tyre. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin për të votuar sepse vetëm kështu marrim përgjegjësi për të ardhmen e fëmijëve tanë. Jemi të gëzuar se procesi ka filluar mbarë dhe të gjitha qendrat kanë nisur me kohë”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!