Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pranuar një letër mbështetëse nga Forumi Parlamentar i Socialistëve dhe Progresistëve të BE-së dhe Amerikës Latine.
Në letrën e dërguar nga kryeqyteti i Meksikës, Meksiko, e nënshkruar nga deputetja nga Honduras, njëkohësisht kryetare e këtij grupi ndërkontinental të progresistëve, Gloria Guadalupe Oqueli dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i këtij grupi, David Balsa, Lëvizjes VETËVENDOSJE! i urohet sukses në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Më tutje në letër thuhet “Ne jemi të sigurt se VETËVENDOSJE! do të arrijë rezultate pozitive në këto zgjedhje të reja me mbështetjen e qytetarëve të Kosovës”.
“Një mbështetje e tillë për subjektin më të madh të Republikës së Kosovës vlerësohet e një rëndësie të veçantë, për faktin që një pjesë e konsiderueshme e shteteve të përfaqësuara në këtë mekanizëm ndërkontinental ende nuk e kanë njohur vendin tonë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.