Anëtarët e Kryesisë së LDK-së të cilët janë zgjedhur dje pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, sot përsëri i janë drejtuar selisë qendrore të partisë, prej ku pritet të dalin me një emër që do ta nominojnë për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbërritur në seli, ndërkohë pas tij kanë filluar të mblidhen anëtarët e Kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku, Muharrem Sfarqa, Lutfi Zharku, Vjosa Osmani, Ismet Beqiri e të tjerë.
Ndërkohë nuk dihet nëse do të diskutohet edhe çështja e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.