Keqpërdorimi i veturave zyrtare është një dukuri që ndodh tash e një kohë të gjatë.
Janë të shpeshta rastet kur me vetura të shtetit shkohet në pushime, ahengje familjare, bëhet pazar apo edhe në ndonjë ngjarje tjetër.
Edhe pse kryeministri aktual Ramush Haradinaj kishte deklaruar se kanë nisur ndëshkimin e personave që po keqpërdorin dhe përdorin veturat për çështje private, ky “kërcënim” fare nuk po i frikëson zyrtarë të ndryshëm.
Së fundmi “kamenicapress” raporton se si një veturë zyrtare me targa 3Z – 201 – 18 në orët e mbrëmjes ta ketë parë të parkuar tek një kafe e rakisë, shkruan Reporteri.net.
Në videon që ka publikuar një person dëgjohet duke thënë “3 Z muzikë në dy të natës”.
Ditë më parë u raportuar dhe një skandal me veturë zyrtare, ku një qift shprehin epshet e tyre seksuale në veturën e shtetit në një fshat të Malishevës.
Skandali i ri me veturë zyrtare: Seks brenda saj, afër një fshati në Malishevë
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës më 2 maj mori vendim që veturat zyrtare të mos lejohet të dalin jashtë shtetit pa marrë autorizim nga ministrat.
“Obligohet policia në rastin e kontrollit, të sigurohet qe vozitësi posedon autorizimin zyrtar. Fjala është për daljen me makina zyrtare që dalin jashtë vendit. Të dilet me shkresë-autorizim, jashtë vendit. Policia të bëjë kontrollin”, tha kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.
Ky vendim erdhi pas raportimeve të vazhdueshme nga mediet se si abuzohej me veturat zyrtare jashtë orarit nga zyrtarët e shtetit. /Reporteri.net/.