×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Mërgimtarët e regjistruar për të votuar në diasporë, nuk mund të votojnë në Kosovë

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 19:52

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), është deklaruar lidhur me qytetarët e diasporës që janë nisur të votojnë në Kosovë. Zëdhënësi i këtij institucioni ka sqaruar se votuesit e regjistruar për të votuar jashtë vendit hiqen nga lista që përdoret në vendvotime, shkruan Reporteri.net.


    Të gjithë mërgimtarët që janë të regjistruar për të votuar në vendet ku jetojnë jashtë Kosovës, nuk do të kenë mundësi të votojnë në Kosovë. Kjo çështje është e rregulluar me Rregullën Zgjedhore për Votim jashtë vendit ku thuhet se personat e regjistruar jashtë vendit për të votuar, hiqen nga lista e votuesve në Kosovë.

    E për këtë punë është prononcuar edhe Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

    “Kjo çështje është qartësuar me Rregullën Zgjedhore për votimin jashtë Kosovës. Aty precizohet se KQZ-ja duhet ta përpilojë listën votuese jashtë Kosovës e cila përmban të dhënat e atyre votuesve që me sukses janë regjistruar për votim jashtë Kosovës dhe t’i largojë emrat e tyre nga lista e votuesve që përdoret në vendvotime”, ka thënë për Reporteri.net zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!