Kandidati për deputet nga PDK-ja, Migjen Kelmendi, ka treguar disa nga arsyet pse ai vendosi t’i bashkohet kësaj partie.
Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se kritikat në të kaluarën ndaj PDK-së dhe të gjithëve kanë ndodhur për shkak të guximit që ai ka pasur dhe që ka.
Lideri i rok bendit “Gjurmët” dhe publicisti Kelmendi thotë se në PDK është për shkak se sipas tij kjo parti u ka prirë proceseve të mëdha.
“Sa herë që kjo parti u ka prirë proceseve, Kosova ka ecur përpara”, tha ai.
Ai thotë se në PDK do të kontribuojë në luftën kundër korrupsionit.
“Jam në PDK edhe për shkak të hapjes së kësaj partie ndaj njerëzve me profil”, tha Kelmendi.
Kelmendi thotë se ndër të tjera në PDK është edhe për shkak të njerëzve që janë dëshmuar në luftë e që sipas tij këta njerëz do t’i duhen Kosovës edhe në sfidat që e presin Kosovën në të ardhmen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.